Krasniqi flet për Ditën e Pavarësisë me fëmijët e një shkolle të Prizrenit që lindën më 2008
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në javën që ai ka caktuar si atë të pavarësisë, ka shkuar në Prizren për të takuar fëmijët e lindur në vitin 2008, të shkollës fillore “Zef Lush Marku”, me të cilët tha se ka bashkëbiseduar për rrugëtimin e deritanishëm të shtetit të Kosovës.Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur i kënaqur që ka ndarë me ta emocionet e ditës së shpalljes së Pavarësisë.Ishte kënaqësi të ndaj me ta emocionet e papërsëritshme të asaj dite, si një ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Ishte ëndërr e realizuar. Ëndrrat e tyre më treguan edhe ata, përmes disa punimeve të jashtëzakonshme: Kosova si një vend i zhvilluar dhe mundësi më të mëdha për të rinjtë, Kosova pjesëmarrëse në kampionatin botëror të futbollit dhe me suksese të tjera në sport, Kosova në BE dhe në NATO – ishin disa prej ëndrrave të tyre”, shkruan Krasniqi.
Kreu i PDK-së po ashtu tha se është fatkeqësi që, sipas tij, aktualisht rinia e vendit po e sheh realizimin e ëndrrave të tyre në shtete tjera.
“Është fatkeqësi situata me të cilën po ballafaqohemi aktualisht, ku rinia jonë po e sheh realizimin e ëndrrave të tyre në shtete tjera. Ëndrrat e të rinjve tanë duhet të jenë prioriteti dhe frymëzimi ynë i përditshëm, që bashkë të nisim një etapë të re të zhvillimit të shtetit tonë, që ato ëndrra të realizohen këtu – në Kosovën tonë. Krahas zotimit se do të jem mbështetësi më i madh i ëndrrave që ata kanë – atyre u kërkova vetëm një gjë: Besoni në një të ardhme më të mirë – Besoni në Kosovë”, shkruan