Parlamenti Evropian nesër voton për heqjen e vizave për kosovarët
Parlamenti Evropian nesër (18 prill), pritet të votojë për heqjen e vizave për kosovarët, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve, shkruan Reporteri.net.Ky votim përfundimtar për heqjen e vizave do të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga deputeti, Thijs Reuten.Këshilli i Ministrave i BE-së votoi më 9 mars pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e konfirmuar se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.Kosovarët drejt BE-së do të udhëtojnë pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. BE këtë e ka ndërlidhur me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.Me marrjen e dritës jeshile për procesin nga Parlamenti Evropian, atëherë vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit, në fillim të vitit të ardhshëm.