Hoxhaj: Hipokrizi politike e Kurtit – në opozitë fliste për bashkim kombëtar, sot refuzon ta takojë Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për hipokrizi, pas refuzimit që ai bëri për takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes së dy qeverive.Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se hipokrizia e Kurtit po shpërfaqet në sjelljen e tij, siç ka thënë ai, të një feudali mesjetar e autokrati inatçi.“Hipokrizia politike e Albin Kurtit shpërfaqet në sjelljen e tij si të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor, që deri sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar dhe sot nuk mund të bashkohet në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!”, ka shkuar Hoxhaj.Kujtojmë se Kryeministri shqiptar, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka bërë një hap para për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Rama ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana e Shqipërisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.Kryeministri shqiptar ka thënë se se mbetet me shpresë që pas këtij hapi siç është shprehur ai “heqjes së merakut të Kurtit”, kryeministri të konfirmojë takimin me të.“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama në Twitter.