Fryma poetike e së dielës me poetin;-Shefik ARIFI

ASGJË S’MBETI
—————————
Në këtë botë të shpresës së thyer
Eh, si erdhi tani kjo kohë!
Ato gjëra që tek njeri – tjetri i kemi pëlqyer
Tani, tani, më s’i shoh
S’ka më miqësi mes njeri – tjetrit
Të paktën këtë, unë kështu e shoh
Ajo dashuri që kishin të vjetrit
Si bora u ftoh.
/QendraPress/