Shteti i Kosovës radhitet i treti në listën e vendeve të rajonit me më së shumti shtetas që jetojnë jashtë vendit, gjithsej 31 për qind.

Sipas grafikës së publikuar nga Radio Evropa e Lirë, 91 për qind e kosovarëve që jetojnë jashtë vendit janë në Gjermani, Zvicër, Itali, Austri dhe ShBA.

Vendin e parë e zë Bosnje e Hercegovina me 45 për qind të popullsisë që jetojnë jashtë, e që shtetasit e tyre kanë zgjedhur si destinacion Kroacinë, Serbinë, Gjermaninë, Austrinë dhe Slloveninë

Në vend të dytë të kësaj liste është Shqipëria me 43 për qind, ku shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë janë më shumë në Itali, Greqi, ShBA, Gjermani dhe Kanada, 89 për qind e tyre.

Ndërsa, Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e katërt me 25 përqind të popullsisë që jetojnë jashtë, pasuar nga Mali i Zi me 21 për qind dhe në fund Serbia me përqindjen më të ulët, 15 për qind ku destinacion kanë zgjedhur Gjermaninë, Austrinë, Francën, Italinë dhe Zvicrën. /Reporteri.net/