AUV vazhdon aksionet, mbyll 5 lokale të ushqimit në Prizren e Malishevë

                       Pas disa rasteve të helmimeve në qytete të ndryshme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vazhduar aksionet, të cilat kanë rezultuar me mbylljen e 5 lokaleve ushqimore në Prizren e Malishevë.“Përmes 6 ekipeve inspektuese të udhëhequra nga koordinatori i zyrës regjionale të AUV-së në Prizren është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhërit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së”, ka konfirmuar Lamir Thaçi nga AUV.Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë, përveç mbylljes së 5 lokaleve, janë inicuar edhe 6 lëndë kundervajtëse.