Zyrtari i PDK-së tregon tregon se çfarë strategjie do ta ndjekin për ta kundërshtuar Asociacionin

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike ka thënë se kjo parti do ta pranonte një marrëveshje që i sjellë Kosovës njohjen nga Kosova dhe që statuti i Asociacionit të mos shkelë Gjykatën Kushtetuese.

“E kam dëgjuar edhe deklaratën e e ambasadorit, i kam dëgjuar me vëmendje edhe deklarimin e presidentes dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit. Është e vërtetë në të kaluarën ke pasur grancion me shkresë që Asociacioni do të jetë në përpurhje me Kushtetutën. Krejt cka kërkojmë ne është most ë ketë kthim prapa,  që statute ashtu siթ është në marrëveshje të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo ,me një proces transparent ta jap opinionin e saj. Ka qenë detyrim edhe me marrëveshjen kur ka qenë, sepse këtu është tentuar  të spekulohet shumë për atë pjesë. Pika e mirë e marrëveshjes që e ka bërë në atë kohë z.Mustafa ka qenë që ai statut do t’o nënshtrohet  Gjykatës Kushtetuese. Në atë kohë marrëveshja është dërguar në gjykatë nga pushteti. Nuk është rrezuar marrëveshja. Ne kërkojmë që Asociacioni të ketë  për këmbim njohjen dhe të të jetë në kuadër të Kushtetutës. , Nëse Kosova përfiton njohje nga ky proces  ne e përkrahim. Në të kundërtën nuk e përkrahim.”, tha Gjoshi në DPT të Fidani

Zyrtari i PDK-së, tha se Kurti e ka për detyrim ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, draft-statutin e pranuar të Asociacionit, sepse në të kundërtën do të bënte shkelje të akteve që janë zyrtare.

 “Çdo ikje prej kësaj do të ishte  në dëm të Kosovës dhe do të përballrt me kritikën dhe opozitarizmin tonë, të qytetarëve e shoqërisë civile.  Nuk besoj që Kosova lejon këso shkelje.”, tha ai.

Gjoshi u shpreh se PDK është duke e mbrojtur rendin kushtetues në Kosovë.

Ai tha se nëse marrëveshja nuk i konvenon Kosovës do të organiyohen protesta  dhe krejt mjetet juridike që i lejon rendi jonë juridik.

.”