“Vlojnë” paratë e falsifikuara në Kosovë, për 24 orë u kapën mbi 1 mijë e 200 euro të falsifikuara

                Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të të falsifikimit të parave në Prishtinë.Sipas policisë, një person ka raportuar se kanë pranuar kartëmonedha të falsifikuara në vlerë prej 1120 euro.Rasti është duke u hetuar nga policia. “Prishtinë / 16.11.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se janë pranuar kartëmonedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 1120 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.Në rast tjetër i falsifikimit të parasë është raportuar po ashtu në Prishtinë. Një person është arrestuar pasi në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.Javëve të fundit është raportuar për shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës.  /Reporteri.net/