Totaj merr pjesë në takimin koordinues me organizatat e shoqërisë civile.

                     Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ishte pjesë e forumit koordinues me organizatat e shoqërisë civile Në këtë takim u diskutua për prioritetet e përbashkëta dhe fuqizimin e bashkëpunimit. Misioni i OSBE-së në Kosovë po ndërmjetëson në themelimin e një Forumi Koordinues në mes të Komunës së Prizrenit dhe OSHC-ve, nga të gjitha komunitetet, me qëllim mundësimin e shkëmbimit të rregullt të informacionit dhe rritjen e pjesëmarrjes publike.