Gjendet i vdekur një person në Pejë

                        Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në rrugën “Wesly Clarck”, në Pejë.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Ai tha se personi është i moshës rreth 55 vjeçare, ndërkaq ekipet policore të hetuesisë janë në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave.“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Mendohet të jetë i moshës rreth 55 vjeçare. Vdekja është konstatuar nga emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”, tha mes tjerash Gashi.