Fryma poetike e së dielës me poetin;-Agim DESKU

PIKTURA

—————————-

-Një poezi për miqtë e mi

Jam vetë jeta në pikturë

Jam vetë pikturë në jetë

Peizazh ngjyrash e miqësh

Në dhomën time

Jam pikturë

Varur në mur e shpirt të poetit

Ku shkruhet vargu

Për miqtë e mi dhe ngriti dolli

Me gotën gjysmë të mbushur

Këmbëkrq e shtruar në sofrën shqiptare

Sofra jonë kudo na bashkon

Dhe falë dashuri për atdheun

Që ma ruajnë në gji

Për miqtë jam pakëz poet

Jam fjala e besa e shqipes

Shkëmbi e mbijetesa

Flas me ju e pi kafe

Herë në Drenicë

herë në Çamëri

Sa në Kosovë e Malësi

Kudo jam me vargun e juaj

Jam me miqtë e zemrës

Në Preshevë e Iliridë

Emri i juaj sa më rritë

Vargun tim seç ma shndërritë

Jam pikturë për mur

Rri e flas me ju i zgjuar

Më jepni fuqi si Mujit

Dhe fjala bëhet gur

Dritare e dritëhënë

Më e bukura e pathënë

O sot o kurrë

Në përvjetorët e Çamëve

U bëmë burra edhe NE miqtë.

/www.qendrapress.com/