Shaqir Totaj priti përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve dhe të OJQ “Nevo Koncepti”,

Në dhjetor të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar të gjitha shtetet ta kenë një ditë të institucionalizuar si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve.

Me këtë rast, sot, për 20 Nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Kryetari Shaqir Totaj priti përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve dhe të OJQ “Nevo Koncepti”, për t’i dëgjuar kërkesat e tyre dhe ritheksoi mbështetjen e Komunës së Prizrenit me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion.