Befason ministri Aliu: Kosova shtet i pavarur, është projekt i përkohshëm
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka befasuar me një deklaratë për shtetin e Kosovës në një emision ku ishte i ftuar.
Teksa po flitej për konceptin e kombit, Aliu tha fjalë për fjalë se beson se “Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë.”
“Unë mendoj që Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, tha Aliu në T7.
Pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër analisti Imer Mushkolaj, i cili e quajti Aliun “dështak e demagog i pështirë”.
Mushkolaj ka shkruar se nëse Aliu nuk i beson shtetit të vet, si mund t’i besojnë qytetarët atij dhe të tjerëve.
“Qe një politikan sharlatan, i cili nuk i beson shtetit të cilit do të duhej t’i shërbente. Nëse ky nuk i beson shtetit të vet, qysh me i besu qyterarët këtij dhe të tjerëve si ky, që kanë me e kry ndonjë punë t’hajrit. Një dështak e demagog i pështirë.” – ka shkruar Mushkolaj.