Lajmi i trisht -Ka ndërruar jetë, doajeni i muzikës se vjetër qytetare shqipe, Florent Hoxha
Florent Hoxha 1940 – 2023 Ka ndërruar jete, doajeni i muzikës se vjetër qytetare shqipe, Florent Hoxha. Florent Hoxha ishte një nder themeluesit e SHKA “Agimi” ne Prizren dhe për një periudhe 40 vjeçare, u shqua si solist, valltar dhe anëtar i korit. Shume mund ta kujtojnë si pjese e dueteve: Hoxha – Gjini dhe me vone Hoxha – Aqifi, me këngët: “Bien tri daire”, “Eja e hyn ne shpirtin tim”, “Shaban Aga” e shume e shume margaritarë te tjerë te muzikës sonë. Ai morri pjese ne shume manifestime dhe ngjarje artistike, ndërsa ne Festivalin e Muzikës “Akordet e Kosovës”, u shpërblye disa here. Ne vitin 1985, ishte nder viktimat e para te persekutimit nga regjimi i atëhershëm duke u përjashtuar nga puna si Sekretar i Arsimit te Mesëm te Përgjithshëm, ku kishte punuar me vite te tera. Deri ne ditën e fundit te jetës se tij, nderoi shoqërinë dhe familjen si atdhetar dhe artdashës, i përkushtuar qe muzikën tone ta mirëfilltë, ta ruaj dhe ta barte te gjeneratat e reja. Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit/www.qendrapress.com/