Krasniqi: Qeveria Kurti ka mbushur institucionet e pavarura me familjarë e militantë partiakë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e fundit për Kosovën ku evidentohet dështimi i qeverisë aktuale në reformën e administratës publike.Kreu i PDK-së ka rikujtuar se Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, pas ardhjes në pushtet i ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë.“Ndërkaq, Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi. #Regres”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.I pari i PDK-së edhe dje ka publikuar të gjetura nga Komisioni Evropian në Raportin për Kosovën.Në një video të publikuar në Facebook, Kryetari i PDK-së kishte thënë se gjatë vitit 2022 ishin gjetur 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër herë më shumë se në vitin 2021, derisa e quajti Qeverinë të paaftë dhe kundër fjalës së lirë.“Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve. Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë”, shkroi dje kreu i PDK-së.