Vdes një person në Prishtinë, e zënë drutë

Ka vdekur një person në Prishtinë pasi e kanë zënë disa panele druri.

                  Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kompetent.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Prishtinë 03.12.2023 – 21:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporti i plotë i Policisë. /Reporteri.net/.