Kuvendarët e LVV kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për faljen e 100 eurove të tatimit mbi pronë.
Tani pas vendimit nga Gjykatë Kushtetuese që ua ka lënë në duar komunave që t’ua falin ose jo, deri në 100 euro, qytetarëve që kanë paguar tatimin në pronë. Këta të fundit thonë se tatimin e paguan me shpresën se një pjesë e parave do t’u kthehet. Mirëpo komunarët janë në mëdyshje nëse do t’i rimbursojnë qytetarët, kjo pasi thonë se humbjet buxhetore do të jenë të mëdha, Lidhur me këtë sot LVV në Prizren ka mbajtur konferencë lidhur me faktin se ata kanë mbledhur 14 nënshkrime dhe kërkojnë mbledhje të jashtëzakonshme me qellim që të rikonfirmojnë votimin e më hershëm të propozimit që i patën bërë për faljen e këtyre 100 eurove për qytetarët e komunës së Prizrenit . Kuvendarët Adem Shabanaj dhe Karanfil Haxhillari lidhur me këtë sot mbajten e konferencë ku kuvendari i LVV Adem Shaban paraqiti arsyetimin e tij dhe konfirmoi se kanë ,mbledhur nënshkrimet dhe shpreson se do te mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme, pasi këtë kërkesë e kanë dorëzuar tek kryesuesja
I nserte
Kuvendarët e LVV kërkojnë që këtë ta votojnë edhe kuvendarët e subjekteve tjera politike që të zhvishen nga petku politik dhe të ndihmojnë qytetarët, kure e ata që i kanë paguar këto 100 euro të u zbriten për faturën e vitit që po vije.