Me pietet u përkujtua  26 vjetori i rënies së Dëshmorit të parë në Përdrini Përparim Thaçi

Sot,u mbushën plotë 26 vite,që në mëngjesin e hershëm të këtij mëngjesi  në detyra speciale të  shtabit të Drenocit, bie në altarin e lirisë Dëshmori i parë  i Përdrinisë. Në përkujtim të  këtij heroi  ishte edhe nënkryetari i komunës  Kujtim Gashi,Përfaqësues të  shoqatave të dala nga lufta,ish komandant Nehat Basha, Nahit Hasani, themeluar i celulave të parë të UÇK-së  bashkëluftëtar  të  lirië  si dhe  përfaqësues të  subjekteve politike   nga LVV, dhe subjekte tjera, Në  kujtim  të  këtij  atdhetari,studenti shembullor,aktivisti i dalluar i Unionit të  Studentëve dhe  futbollisti  brilant Përparim Thaçi. Ai,në luftën për liri,ishte  dëshmori i parë i Prizrenit ishte futbollist  dhe përveç aktivitetit sportiv qe student i gjuhës angleze në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” të qytetit. I lindur më 30 gusht 1976,në Landovicë të Prizrenit, Përparimi rritet në një familje ku edukohet me frymën kombëtare nga i ati Ali dhe nëna Setkije. Pa lënë mënjanë shkollën, ku që i vogël dallohet në mësime, djaloshi nis të kultivojë edhe pasionin për lojën e bukur .Por, ndër vite ai ishte  brumosur me një atdhedashuri të madhe ndaj atdheut, me të krisur pushka  në Drenicën e  Adem Jasharit, ai e mori këtë amanet dhe u bë terror lirie. Sepse brumosja e tij në  Unioni e  Studentëve  që atëbotë ishte bërë një  zë  i luftës për liri. Sot me  pietet  u përkujtua   emri dhe vepra e këtij heroi të Kosovës ./www.QendraPress.com/