Liria kujton Përparim Thaçin në ditëlindjen e tij: Heroi që jeton përherë në zemrat tona
Klubi i futbollit FC Liria kujton sot me nder dhe respekt ditëlindjen e heroit dhe dëshmorit të kombit, Përparim Thaçi
“Ai jeton përherë në zemrat tona si simbol i guximit dhe sakrificës për liri,” thuhet në njoftimin e klubit. “Me veprën e tij të madhe, Përparimi na mëson se atdheu kërkon gjithmonë që ne të japim më të mirën tonë.”
Përparim Thaçi ka qenë një figurë e dashur për klubin dhe tifozët e tij.
“Klubi i futbollit Liria gjithmonë do të kujtojë figurën e tij të ndritur dhe është krenar që një figurë e tillë dikur vishte fanellën bardhezi,” shprehet klubi, duke nënvizuar rëndësinë e tij si një simbol frymëzimi dhe sakrifice për të gjithë.
Lavdi e përjetshme për Përparim Thaçin!