Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Lubi H.TOTA
AI ZA FYELLI M’KA ROBNUE !
—————————————————
Ai za fyelli më ka robnue
Dhe më zgjon çdo ditë nga gjumi
Her më vjen andej nga bjeshka
Her më vjen ai zë nga lumi.
I mbledh bashkë zogjtë me lulet
Ai zë fyelli dit për ditë
Mu prej veni zemra më shkulet
Zëri yt po donë me m’byt.
Sa her dëgjoj unë atë za,
Më dridhe zemra n’kraharor,
Herë më duket se vjen nga bjeshka,
Herë më duket se e kam n’oborr.
Tufën bashkë e bën ai zë
I mbledh vashat krejt në valle
Më vlon gjaku nëpër deje
Për k’të dashuri të madhe .
Atë zë shpesh e përcjell era,
Them me vete iku e shkoj,
Kur e kthen era drejt meje
Me lot shpirti e përqafoj.
Unë atë zë e dua pafund,
Ai zë fyelli më trazon plagë,
I bledh lulet nëpër bjeshkë,
Dashurinë ma mban të gjallë.
Ai zë fyelli m’ka robnue,
Mi shton vitet e m’rinon.
Ai fyell bie veç për mue,
Dashurinë çdo ditë ma shton.
Bashkë në bjeshkë do të dalim
Lule e zogj ti bëjmë nji,
Le të jen për ne dasmorë,
Dëshmitarë për dashuri.
Shkroi SULBIE .H .SHEHU.
/www.QendraPress.com/