I.T.I ‘’Pro Kosova’’ pas kryerjes së nivelit të dytë çertifikon 78 studentë.
Sot, bë mjediset e Shkollës së Mesme Ekonomike ‘’Ymer Prizreni’’ I.T.I ‘’Pro Kosova’’ pas kryerjes së nivelit të dytë ka çertifikuar 78 studentë, me këtë rast ka prof .Agim Morina drejtor i këtij Instituti, ka falënderuar donatorët ABI dhe ‘’Renelual –Tahiri’’, dhe tha se ky projekt i cili realizohet nga Programi për angazhim qytetarë ne Kosovë, një iniciativë të zbatuar pesë vjeçare nga fondacioni KCSF në partneritet me USAID-in.
Në këtë solemnitet të ndarjes së këtyre Çertifikatave pas nëntë muaj trajnimi ka përshëndetur fillimisht nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, i cili me kët rast ka premtuar se në vitin 2025 edhe komuna e Prizrenit do të jete në ndihmë të këtij instituti
Edhe drejtori i Odës së Prizrenit Afrim Tejeci, me këtë rast ka uruar të certifikuar dhe ka theksuar se bashkëpunimi i Odës do të jetë i përhershëm në këtë program.
Drejtoresha e Shkollës ekonomike Myvedete Hasani Gavazaj ka uruar studentë dhe profesorin Agim Morina dhe ka theksuar se çdo here dyert e shkollës do të jenë të hapura për trajnime dhe arritje të reja. Kurse ndarjen e certifikatve e bënë nënkryetari Gashi dhe drejtori i kompanisë ‘Renelual- Tahiri’’ Refki Hoxha i cili i ka uruar studentët që të pasuroijë sa më shumë dijet e tyre .Kurse shumë të kënaqur kishin mbetur edhe të çertifikuarit që sot u pajisen më këto çertifikata si Taulant Hoxha dhe Petrit Bajraktari. Kurse drejtori i këtij instituti Agim Morina premton se edhe në të ardhmen do të ndihmojë studentët që të pasurojnë dijet e tyre në sferën e arritjeve elektronike