Çaste poetike me poeten;-Merita GRUDA

Bekuar qoftë ky çast qetësie!

————————————-

Era sjell mërmërima të largëta

që s’dua t’i dëgjoj

pse humbur jam në ngjyra prilli

Mbyll sytë,

flladi luan me lulet

dhe flokët e mi

Ojnat e rrezes ndër akacie

përshpërisin fjalë dielli

dhe unë e stina, dehemi

Nga larg,

tingulli i mprehtë i një sirene

shpon qiellin

dhe më kujton

se filli i së bukurës

këputet shpejt.

/QendraPress/