Çaste poetike me poeten;-Zamira HAJDARI

MBIJETESË!

———————-

Ti erdhe, tinëz si gjarpër,

m’i ngule dhëmbët e helmatisur

thellë në shpirt,

dhe ike ashtu, rrëshqanthi,

i vetëkënaqur.

I sigurt në triumfin tënd,

u struke hijeve,

duke pritur vdekjen time.

Nuk të ndoqa pas,

nuk e ngrita këmbën

të të shtypja kokën,

sepse zemra ime

nuk e njohu hakmarrjen.

Mjekova plagën,

duke thithur e pështyrë

çdo pikë helmi,

dhe pastrova gjakun e molepsur

nga vreri yt vrasës.

Kur mësove se mbijetova,

nga urrejtja

kafshove bishtin tënd.

Fund i palumtur…

vepër e një shpirti

të helmatisur.

/QendraPress/