Çaste poetike me poeten;- Donika Meta GJURA
N’DO TË DISH.
——————————
N’do të dish kush është?!
E çfar bën një poet?!
Kur bie ylli i mëngjesit,
Mbi fletore atë e gjen..
Ai i shkruan vendlindjes,
Me dhimbje e lot në sy,
Shtëpisë së braktisur.
E rrënuar e pa çati..
Shkruan për fëmijët,
Që rriten në emigrim,
T’mos flasin veç gjuhë t’huaj,
Po të mësojnë edhe shqip.
Shkruan dhe heronjëve,
Në vargje ju thur lavdi,
Ja jep tekstin rapsodit,
T’ju këndojë me çifteli.
Me zemër të plagosur,
Ai godet dhe padrejtësinë,
Shkruan për k’të popull,
Që është zhyt në varfëri.
T’mos kishin lindur poet,
Do t’kishim n’dorë nj’libër?!
Apo një Botë të errët,
E me njerëz të paditur.
Ndaj lexoje rini poetin,
Çfar ai hedh në k’të letër,
Lëre mënjanë internetin,
Se do t’mbetesh i verbër.
/www.QendraPress.com/