Çaste poetike me poeten;- Gjelina Maçi KEÇI
NGA ËNDËRRA MË ZGJOVE!
———————————————
Pa ikur vesa livadhit akoma,
me trëndafilin e kuq të çelur,
nga ëndrra më zgjove me aroma,
e erdhe në sabah,me t’parën rreze.
E lashë trëndafilin mënjanë,
se doja të ndieja frymën tënde.
M’u hodhe në krahë gjithë mallë,
më gëzove shpirtin,e më rinove mendjen.
Sytë e buzët shumë më ishin tharë,
harrova gjithçka, se pranë ishim përsëri.
Bashkë me përqafimet dhe lot malli ranë,
zemrën e shpirtin ma mbushe me dashuri.
/www.QendraPress.com/