Çaste poetike me poeten:-Zize Liza PEPSHI

Krenarinë ta kam inat
——————————
Pse n’oborr buzëkuqe dole
M’i vërbove këta dy sy
N‘sokak ujin ma turbullove
N’ duar tua desha ujë t’pi
M’u thy zemra njëmijë copa
Kur ma k‘theve shpinën ti
T‘putha buzët s’u durova
T’ marr nga zemra veç dashuri
Krenarinë ta kam inat
Herë të dua herë t‘kam mëri
Je Zanë në Ditë e Natë
Ç’ të bëj i mjeri unë pa Ty.
/www.QendraPress.com/