Çaste poetike me poeten:-Teuta BIÇAKU
Në këmbim
——————-
I dhashë jetë jetës ,
në ditë përvëluese ku ajri mungon .
I dhashë frymëmarrje e mora në dorë ,
e hukata me frymë,
e ngroha në ditë të acarta me borë .
E pashë të çelej të lulëzonte ,
mora ca degëza e thura kurorë.
I kërkova jetë jetës ,
një grimcë buzëqeshje,
ta zbërthejë në spektër ngjyrash pas pikës së lotit …
Një, vetëm një feksje.
I kërkova jetë jetës,
një grimcë prushi në thëllim.
Hodhi hi mbi prush të vakët
ngjyrat dhe prushi s’u bënë as pasqyrim.
#teutabiçaku #poetry #copyright
/QendraPress.com/