Çaste poetike me poeten;-Zize Liza PEPSHI

Gjurmë dashurie
——————————
Aromë dashurie diku vinte
Shtrirë fillikat në barin e njomë
Avullnajë ndjenjash trupin ma mbështillte
Sa mall kam vetëm edhe njëherë të shoh.
Me ler të vdes ashtu siç dua bukur
Ta shijoj njomësinë e barit shtrirë
Sikur të loznim bashkë si dikur
Do ta shuaja ndjenjën siç shuhet ylli n’gjithësi.
Më thuaj pra sa gjurmë puthjesh kemi lënë
Në shtratin e dashurisë tonë dikur
Unë e vetme këtu dhe ti yll mes yjesh atje
Nga shkëlqimi yt verbues unë dua të vdes bukur…
/QendraPress.com/