PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore.

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i përmbyll takimet mobilizuese për zgjedhjet e 7 Qershorit, siç thotë ai, me energji, organizim dhe besim të madh në fitore. “Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese për zgjedhjet e 7 Qershorit me energji, organizim dhe besim të madh në fitore”, ka deklaruar Totaj. Ai ka shtuar se mbështetja e qytetarëve dhe angazhimi i strukturave partiake janë tregues për gatishmërinë për ndryshim.“Mbështetja e qytetarëve dhe angazhimi i strukturave të PDK-së janë tregues për gatishmërinë për ndryshim të nevojshëm, me qëllim rikthimin e zhvillimit, dinjitetit dhe mirëqenies për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Totaj.Sipas tij, mesazhi nga takimet është i qartë.“Mesazhi që po vjen nga çdo takim është i qartë: Kosovës i duhet një qeverisje e përgjegjshme, e aftë dhe me vizion për t’i dhënë fund krizës që ka prekur shumë sektorë të jetës dhe për ta rikthyer vendin në rrugën e zhvillimit”, ka deklaruar ai.“Kosova meriton më mirë”, ka përfunduar Totaj.