Çaste poetike me poeten;-Rabije BYTYÇI

Natë e çmendur!
—————————-
Bisedë me dritën, me yjet, me qiellin
bisedë me shiun, me engjëllin, me diellin!
Takim me vuajtjet, me kohën, me shtëpinë
takim me akorde, bisedë me gjithësinë!
Porosi me kode, shushuritje pas shpine
porosi në hell, kujtime në pellg!
Botë e kapur, botë e zmbrapsur
skemë kujtese, pa një shkak
e gjithë bota lëmsh pa fije
lisi dushkut nuk i bën hije!
Natë e errët, natë e çmendur, natë pafund
ide të zgjidhura, dëshira n’tension
refren pa ritëm, klikime me thes,
klikime, zhgënjime, ambicie
pezëm, intriga
pse, pse hiena është më e mira!
/QendraPress.com/