Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI

TË KAM VETËM TY, IMI ATDHE
( Varianti final )
———————————————-
Në secilën pore të trupit tënd
një gjurmë kam lënë
diku hapin tim të vogël
gjurin e vrarë
bërrylat e gërvishur
diku hundë e buzë troshitur
dhe në mend s’më ka shkuar
për të të fyer
a për t’u hidhëruar
Jam ngritur e s’jam ndalur
një pemë kam mbjellur diku
një arë kam lëruar
farë kam hedhur
dhe lule kam mbjellur
e një ëndërr
… ma t’bukurën ëndërr për Ty
kam ëndërruar nën hijen e saj
dhe mendjesh s’kam fluturuar
Trupit tënd jam katrithur
përpjetëzave
tatëpjetëzave
e sa herë jam përlotur
jam ndëshkuar
po nuk jam zmbrapsur
as kur më kanë dëbuar
Shpresash nuk jam thyer
drejt gjirit tënd përherë kam ecur
jam kthyer
me qindar e mijëra plagë
kam shëruar
dhe etjen time të përngjitur buzëve
Nën hije të një therre
përpak jam çlodhur
kulla të reja për t’ projektuar
e rrugë
nëpër të cilat do të vinte
ajo e ëndërrta ime
l i r i a
Dhe qiejt kam trazuar prej gëzimit
duke fshirrë rrëketë e thella ttë gjakut
të pikëllimit
duke shijuar atë buzëqeshje të çiltër
agujve të këtij nënqielli dardan
me krahët e shtrirë horizonteve
Me shpirt e zemër t’u kam falur
e po të them dhe sot
nën dhe e mbi dhe
të kam vetëm ty
imi atdhe
( 16 – 17 Shkurt 2012 – 17 shkurt 2025)
/QendraPress.com/