Fryma poetike e së dielës me poeten;-Afërdita Koçiraj SELISHTA

E dashura nënë

———————————–

Në ëndërr më erdhe mbrëmë, o zot sa shumë u gëzova,

E bukura e dashura nënë më pyete a’të mungova,

Dhe loti se keq, në faqe zuri vend,

E në zot e perëndi ty tu betova, më ka marë

malli të thashë moj nënë,

Dhe fortë në gji të shtrëngova.

E putha ballin e rrudhur, dhe lotët në dorë i mblodha,

Dhe ëndrra mori fund, kur shpirti nga dhimbja rënkonte.

Mu shfaqe në ëndrra mbrëmë, o zot sa më kishe munguar,

Ti e dashura nënë, që shpirtin pate dhuruar.

Po malli dot nuk u shua, as dhimbja nuk mundi të ikte,

Dhe pse fortë të kisha shtrënguar, mos të më ikje kur të zgjohesh

Po nuk munda e dashura nënë, bashkë me ëndrrën nga duart më ike,

 moj e bukura hëna e ime.

/QendraPress.com/