Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shukrije GASHI

ZOTI YNE
————————–
Zoti Ynë gjithmonë foli shqip
në Manastirin e Deçanit
në Patrikanën e Pejës
në Graçanice e Prizren
në Mitrovicë i ra cep më cep Ibrit
për ta zgjuar nga gjumi kujtesën
kolektive shqip në popull
Zoti Ynë gjithmonë foli shqip
gjithandej Arbërisë – trojeve shqiptare
Asnjëhere nuk e harroi Aleksandërin
e Madhe të Maqedonisë
Hoxhë Hasan Tasini e pasoi Dritën
e Gjergj Kastriotit në dije
Zoti Ynë gjithmonë foli shqip
Adem Jashari qoftë lavdue
veshur me namin a bekimin e Shote
Galicës frymëzim e Fitoi Lirinë
Zoti Ynë qoftë lavdue gjithmonë
foli shqip
/QendraPress.com/