Fryma poetike e së dielës me poeten;- Gjeorgjina KAPAJ

Mirë se erdhe pranverë!

———————————————

Ti pranverë je si flladi i lehtë i beharit,

që të freskon ballin e të fal gëzim

Je lulja erëmire e verës,dhe e livadhit

që mbush rrugët me aromën më të mirë

Je si zambaku i bardhë I porsaçelur

Për ty i jap të gjitha çfarë më kërkon.

Çdo gjë për njeriun ke zgjedhur

Mirësi dashuri pa fund na dhuron

Sjell shpesh herë mirësi në pragje

falë lumturi në çdo ditë që kalon .

Ti je si ajo nëna e mirë në magje

Si një baba i urtë që të ledhaton.

Me ty prek maja të larta malesh

te ti çel lulja në gurë e gjethja gjethon

Zogjtë e bilbilat kthehen në pragje

bëjnë fole e nisin të fluturojnë .

Me një vesë shiu freskohet toka

Ylberi në brinjë lëshon shtatë ngjyrat e tij

Lulëzon shpirti i njerëzve te bota

Te ty pranverë dhe në pellgaçe mund të pi

Me dritën e hënës shëtis e qetësohem!

Nëpër moçale fillojnë bretkostat

Rri pranverë rri e zemra gëzohet

Gëzon dora e bukut te toka

Qëndro të dashurohen sa më shumë të rinjtë

Mos mos u largo kurrë, o pranverë

Nuk dua të ma venitësh dashurinë

Veç rinia të ketë gëzim dhe hare

/QendraPress.com/