Lëvdatat e banorëve të fshatit Gjonaj për ndriçimin publik

Kryetar i Këshillit Lokal të Fsh. Gjonaj-Tupec, Herolind Osmanollaj,në adresën e tij elektronike sot ka falënderuar komunën dhe veçanërisht drejtorin Çelë Lamaj. Ai me këtë rast shkruan’’
Të nderuar banorë të fshatit Gjonaj!
Ka filluar faza e dytë; Vendosja e shtyllave të Ndriçimit Publik në fshatin Gjonaj!
Në emër të Këshilli Lokal i Fshatrave Gjonaj dhe Tupec, falënderoj Drejtorinë e Shërbimeve Publike, z. Çelë Lamaj, për kontributin e dhënë.
Me respekt; Kryetar i Këshillit Lokal të Fsh. Gjonaj-Tupec, Herolind Osmanollaj’’ Padyshim se ky projekt i komunës së Prizrenit do të bëjë më të mirë jetën këtyre banorëve/QendraPress.com/