Çaste poetike me poeten;-Minire Rukovci HYSENI

KOSOVË, JA KU NA KE!

—————————–

U përpoq armiku për t’na shfarosur,

por prapë se prapë këtu jemi!

Kosovë, përse më je brengosur?

Na jemi: Shabani, Hamza, Ademi!

Toka jonë e ujitur me gjak të shqiptarit,

do jetë e bekuar edhe nga Perëndia.

Nuk i mbeti vend këtu gjakatarit

me vrasjet e fëmijëve, s’tregohet trimëria!

Shaban, Hamëz dhe Adem,

Kosova do ketë gjithmonë.

Nëse është nevoja

prapë luftojmë për vendin tonë!

/QendraPress.com/