Çaste poetike me poeten;-Drita DEKAJ

PSE NGA SYRI LOTI T’PIKON ?..

————————————-

Një ditë tu ec në trotuar

Pash një qen me lot tu qa.

Desha ta pyesja vadhë çfarë ka?!

Më vështroi me habi

me shikim m’foli me sy.

Jam vërtet me katër kamë

edhe emrin qen ma thonë.

Po ni gja ka harru njerzia,

Unë nuk çmendem nga xhelozia.

Për kurrkan nuk kam zili.

jam besnik me çdo njeri.

Askërkush sma ka pa sherrin.

Ma shumë se veten e dua njërin.

Kto pra ishin fjalë të vërteta.

U çudita dhe e dveta.

Kur këto t’mira ti i gëzon

pse nga syri loti t’pikon?

A se din ti pse unë qaj!?

Unë nëpër gojë kurrkan nuk mbajë.

Më mërzisin njerëzit pa mënë.

Tu m’krahasua me gjithkënd.

Kanë harru këta njerëz të kot

se jam qenja ma besnike n’tokë.

Asnjë qen se ha shoqin e vet.

Kurse njerëzve u ka hy djalli ndërmjet.

Thërrasin çirren e shkaktojnë gjam,

njëri-tjetrit mishin ja hanë.

Më dhëmb shpirti e derdhi lot.

Ka tret njerzilleku në kyt botë.

Mbani veshë o njerëz të mirë

Vërtet jeta është shumë e vështir.

Po një porosi timen dëgjoni

Më qenin kën mos krahasoni.

Pse është kafshë……mos e ofendoni.

/QendraPress.com/