Çaste poetike me poetin;-Rexhep F MORINA

ME KËNGË NË QELI

—————————————-

Në qeli zezonë, ngjyrën të bardhë,

Dritarja me hekura dera në katinar.

Na tretej gazi në fytyrat ngazëlluese,

Nga fjalët e rënda fyese, poshtëruese.

Kur ndrinte qielli, qelia zbardhej borë,

Unë isha nxënës dhe shoku im punëtor.

Kur ngrysej qielli, aty bëhej terr,

Kohë ne kalonim me këngë në atë ferr.

Këngës ja thonim me shokun Hysni,

Këngës arbërore, këngës për liri.

1982

Hysni Hoti i burgosur politik nga fshati Carrallukë e Malishevës

(Nga përmbledhja Apoteoza e Lirisë)

/QendraPress.com/