Kosovarët në hall me çmimet – Më shumë se gjysma s’mund të përballojë shpenzime të papritura

                             Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një anketë mbi përballueshmërinë e familjeve kosovare në kushtet aktuale ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Sipas rezultateve, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Kështu janë deklaruar qytetarët:

Sa e kanë të vështirë familjet kosovare të paguajnë shpenzimet e zakonshme?

Me vështirësi të mëdha: 5.4%

Me vështirësi: 15.3%

Me disa vështirësi: 44.1%

Mjaft lehtë: 14.2%

Lehtë: 19.9%

Shumë lehtë: 1.1%

A mund ta përballojnë familjet kosovare një shpenzim të papritur prej 200 eurosh?

Po: 44.3%

Jo: 55.7%

A mund të përballojnë një vakt me mish ose peshk çdo dy ditë?

Po: 63%

Jo: 36.5%

Megjithatë, përballueshmëria bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për investime afatgjata, si blerja e mjeteve shtëpiake apo ngrohja e shtëpisë gjatë dimrit.