Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARINË

————————————————-

Shqipëri ku i ke lisat e gjatë “t’Naimit”

fabrikat, uzinat,kodrat e malet,

delet, qengjat e kambanoret,

arat e punuara,lumenjtë e pastër

përroskat ,parqet , livadhet…?!

Fabrikat i bëmë gërmadha

lisat na duhen për ndërtim,

kodrat gurthyes,malet për rrezitje,

delet e qengjat nuk duhen në qytetërim,

arat i mbollëm me kanabis,

lumenjtë i bëmë kanalizim

livadhet, tokë për ndërtim.

Shqipëri ku e ke rininë

të gjithë e morën arratinë ,

politikanët e këqinjë

ua shkatërruan ardhmërinë,

lumturinë dhe atdhedashurinë…

Shqipëri ç’po ngjet me ty

dukesh e bukur me të pa me sy,

ke mbetur me shtëpi të zbrazura

me pleq dhe pa rini.

Shqipëri gjysma e zemrës më je ti,

gjysma tjetër në Kosovë ,

ajo e cila po merr shembull këto çmenduri.

/QendraPress/