Çaste poetike me poeten;-Anita HOXHA

I dashur mik !
———————
I dashur mik, emrin mik ta kam venë !
Mbas shumë kohësh, përsëri të kujtova,
Ndoshta, ca fjalë lamë dikur pa thënë…
A ndoshta, mallit unë prapë, u gjunjëzova !?
Ngrysur letrën time do ta lexosh, e di
Nga ajo tjetra, do përpiqesh,ta fshehësh !
Çdo rresht, do e shohësh serioz, me habi
Gabimet e rinisë, mua do t’mi hedhësh.
Do nxitosh, në dhomën tënde, i trishtuar…
Rrëmon me duar, në atë sirtar të vjetër,
Viteve, kujtimet janë zverdhur e harruar…
Dhe pse ti ke ruajtur, çdo t’imen letër !
Mos u tremb, nga letra ime sot, aspak !
Inatin e dikurshëm, unë e kam harruar…
Ajo dashuri, me dhembë akoma, këtu larg.
Mbrëmjes, fshehuraz të kam shkruar !
Mos më mbaj inat, është kohë e shkuar,
Letrat e mia, netëve, lexoj ti më shpesh…
Në foto unë, një adoleshente e dashuruar,
Me dy gërsheta, ëmbël ty të buzëqesh !
Ajo tjetra, çarçafëve, pret përgjumur…
Për mua s’dëgjoi, asnjëherë kurrë
Në krah vite me ty, gjatë dashuruar
Puthë, çdo natë atë, të lumturin burrë !
Më fal, që gjumin sot ta prisha, më fal !
Po dhe unë me hënën fola kaq gjatë…
Dy pika lot më rrodhën, syve ngadalë
Ndaj të shkruaj këtë letër, në mesnatë !
Si tren ka ecur koha, çudi, sa shpejt !
Dy njerëz të largët, botës mbetën, e di
Është harruar ajo vajza me gërshet…
Ai djali i klasës, nuk humbi, për çudi !
Letrën e mbylla, pa fjalë dashurie,
S’munda t’i shkruaj, për dreq, pata frikë !
Dimrit, kur bora maleve, filloi të bie…
S’të shkruaj, i dashur, por thjesht mik !
/QendraPress/