Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO

Ka kohë që koha nuk ka kohë
të hesht në mendjen time.
Një uragan që nuk ndalon
më bën copë e thërrime.
Si ikin vitet kështu pareshtur
si një ujëvarë nga mali.
Rrëmben me vete trup e zemër
e dot nuk mund t’i ndali.
Oh…
Ç’kohë presim për pak paqe
kur bota zien ndër luftëra.
Nëpër kompjuteria vendosen fatet
në lista të panumërta.
Nuk është më e qartë kur gjithçka rend
në është mekanikë a zot.
Pak paqe të hesht trup e mend
e kohën ta kap në kohë.
/QendraPress/