Çaste poetike me poetin;- Idriz Berisha- Xhixhi

DRITË SI FLAKË
————————-
Dhe gjiri i Kosovës
Përherë rrjedh dhembje
Kjo nuse e bardhë,hark ylberi
Mes vrimës së Okarinës
Çdo vit thërret nga një Adem
Për luftë alebardës.
Troku i shpirtit merr flakë
Trokëllin me LIRINË
E toka,guri e druri
Dalin në krah të trimërisë
Me flamur agimesh
Me dhe Atdheun mbuluar.
Në shteg luftimi
Behët bashkimi!
Mbi det të heshtur-Liri
Babë e djalë, vëlla e motër
Dritë si flakë në votër
Nata me e gjatë së dita
E së sa fjala e fundit.
Ëndrra e vdekjes pa lot
Me ngjyrën e plagëve
Me gjuhën e gjumin e eshtrave
Me shkronja të rreshtave
Nderim!
Prapë shqiptarë mbetem
Që toka djerrë t’mos shkelet.
Në shteg luftimi
Behët bashkimi!
Unë,veç në ditë beteje dij të vdes
Obelisk si kujtim të mbes!
/QendraPress/