Çaste poetike me poeten ;- Mejrem Kajolli TUSHA

NESËR
—————————–
Nesër, rrugët mund të kundërmojnë
aromë lulesh të reja
Shpresa t’i ngjajë dritës
lindur zbathur mbi agim.
Nesër, era mund të hesht mbi mua
Terri të udhëtojë pa kthim
Nën dritën e yjeve
hapat të mbeten kujtim .
Me ngjyrat e jetës
në hapësirën e kohës
vargu shndërrohet në pikturë
piktura në histori.
Dhe nesër, dita do të trokasë
mbi pragun e dheut të kuq
Dhe çdo ditë e nesërme do të qeshë
duke fshehur lotët e gëzimit.
/QendraPress./