Çaste poetike me poetin ;-Naim JONUZI

Kur koha, s’ishte kohe

—————————-

Kohen kush e shpiku

kush emer i dha

a nuk eshte dita

dhe nata nder ta ?

kush e copezoi

ne muaj e vite

kush shekujt i mbolli

si grurin ne ar ?

ndoshta nuk do plakeshim

ashtu sikur sote

thinja nuk do kishte

por do kish vec lote

por koha shpiku Even

djallezin e saje

shpiku dhe Adamin

dashnorin e pare

se koha kur s’ishte kohe,

ishte dyst dynjaja

c’kuptim kishin vitet,

kur dita ish si nata

dikur kohe s’kishte,

se s’kishte arsye

sot per nje arsye,

koha mbrapsht u kthye.

/QendraPress./