Çaste poetike me poeten;-Mirushe H .MUSA

NË VENDLINDJE

—————————-

Në malet e vendlindjes,

shtatin e kam rritur,

nën hijet e lisave,

Ylli m’ka shndritur.

Këngën e erës së maleve,

freskia ma sjell në vesh,

në folezën e shqiponjave,

Hëna shkrep argjend.

Në malet arbërore,

as zogu s’futet lehtë,

në trungjet shekullore,

era shqip më flet.

Jam bija e këtij dheu,

me rrënjë e gjak Arbërie,

me gur mali shkruaj

histori krenarie

/QendraPress/