ÇKA ÂSHT FISI?-Shkruan; .- Shqipe HOXHA

Foto nga Fb.
Gjak e fis janë të tân ata që brez mbas brezi i përkasin nji kryeati të vetëm prej kohësh që s’mbahen mend.” – Nikollë Gazulli.
Po qysh lidhet Thaçi me origjinën thrake apo thrako-ilire?!
J. Von Hahn, albanolog, shprehet se: “Shpati qi sheh nga lumi Drin mban êmënin BRIGJA, (nji formë shumësi e fjalës “breg” në kuptimin “kodër”.
E tue e lidhë me hyjnin pagane: Kybéle nderue në Frygi (nga Frigjët).
Fisi i Thaçit ishte nga gegët e Shqipnisë veriore të Dardanisë së lashtë.
Fisi Thaçi âsht nji ndër 12 fiset e Kanûnit të Lek Dukagjinit, e madje shpesh herë nga disa studiues e historianë, sidomos ata të Kosovës, Thaçi haset si fisi kryesor i Kanûnit Lek’s.
Janë pasardhës të Murr Detit, sipas brezave e gjithashtu gojëdhânave, por tëtân janë të bijtë e Gjíbales.
Populli që besonte këtë Hyjneshë?E tue e lidhë me hyjnin pagane: Kybéle nderue në Frygi (nga Frigjët) me kaq fisi i Thaçit më lidhet me makedon.” “Kabashët lidhen me thrakë njashtû sikursé edhe Berishë.”
Simbas Herodotit, Frigjët në fillim quheshin Brigjë dhe fillimisht jetonin në Maqedoni.
Maqedonia shtrihej deri në Dri e Adriatik po nuk e kalonte Drinin, pra linte jashtë Shkodrën.
Edhe sot e këso dite, territori i fisit të Thaçit në Pukë ka nji pseudonim të vetin, pikërisht me êmënin “BRIGJÉ”!
Nuk âsht mahí!
Ai banohet nga fisi Thaçi që numëron 5700 pjesëtarë, fisi mâ i madh në Pukë, të tân katolikë, i ndamë në dy bajrakë: Iballe e Bugjon.”
,,Iballja dhe Fisi i Thaçit” Shkruan Elidon Lekë Nika prej Iballes Pukës. New York, Tetor, 2020.
Dy foto të zonjës së njëjtë e veshur me xhubletën e mrekullueshme, nga Marubi, i cili më 1912, pukjanet i quan si “bii (bijë) Dukagjinit”.
