Hykmete Bajrami: LDK ka qëndrim të qartë ndaj bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj tashmë ka një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje,
Ajo tha se nuk janë në pritje të një letre për të përcaktuar pozicionin e tyre dhe se çdo përgjigje zyrtare ndaj letrës së dërguar nga VV-ja do të vijë nga kryetari i LDK-së, i cili ka ekskluzivitetin për këtë çështje.
“Letra iu ka dërguar kryetarit të LDK-së. Sigurisht që kryetari vetë do të përgjigjet dhe ai e ka ekskluzivitetin që t’u tregoj edhe juve se çfarë do të thotë për letrën. Mirëpo, LDK-ja e ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. S’kemi qenë duke pritur letër në mënyrë që ta bëjmë qëndrim. Ne kemi qëndrim”, tha Bajrami.