Fryma poetike e së dielës me poetin;-Murtez ASLLANI

ATY KU PIKON LOTI
——————————–
Kur pikon loti
zemra lëndohet,
fytyra zbehet,
sa trishtim
për njeriun!
O, mos derdh lot
po kërkoje lumturinë
edhe pse pak lumturi ka,
qesh edhe kur s’të qeshet
mos e trazo zemrën!
Loti është i rëndë
si plumbi,
loti pikon në tokë,
e toka ujitet me të,
por i vjen shumë rëndë
edhe toka qan e rënkon
bashkë me lotin tënd.
Sa vështirë për njeriun
që i mungon buzëqeshja,
ka vetëm trishtim,
lot e vaj,
mallëngjim e vuajtje!
/QendraPress/