Çaste poetike me poeten:-Abide GASHI

SHIU I BEKUAR

————————-

O ky shi i bekuar,

sa ëmbël na freskoi,

Si dorë e Zotit ,

mbi tokë që e lëshoi.

Ia shuajti vapën ,

arave edhe maleve,

E jetë të re ,

u dha livadheve.

Dallëndysheve flatrat ,

ua lagu në fluturim,

Por s’ua ndali këngën,

as hovin, as gëzim.

Në çdo pikë shiu ,

u pasqyrua drita,

Si margaritar që zbret ,

prej lartësive të pafundme.

Lulet ngritën kokën ,

me buzëqeshje të re,

Çdo petale mori ,

aromë e ngjyrë mbi dhe.

Pemët u drodhën ,

me fëshfërimë të lehtë,

Duke falënderuar qiellin,

për dhuratën e shenjtë.

Edhe zemra e njeriut,

u bë më e qetë,

Kur dëgjoi shiun të këndonte,

mbi çati e gjethe.

Sepse pas çdo vape ,

e thatësire që rëndon,

Vjen një shi i lehtë ,

që shpresën përsëri e zgjon.

Prandaj, o shi, mos pusho,

së rëni mbi këtë dhe,

Se çdo pikë e jotja ,

mbjell bekim e jetë të re.

Ti je kënga e natyrës,

fryma e gjelbërimit,

Dhurata më e bukur ,

që zbret prej amshimit.

/QendraPress/